Pensionistja: E njoh personin që helmoi qentë te Liqeni, e pashë kur iu dha ushqim
Pensionistja Afërdita Faria Halili tha se e njeh personin, i cili sipas saj, ka helmuar qentë te Liqeni Artificial në kryeqytet.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Halili deklaroi se e ka parë personin kur iu dha ushqim qenve.
Ajo deklaroi se nuk do të flasë aktualisht, për arsye hetimi.
“Është dorë individi, është një person. Nuk mundem ndoshta për arsye hetimi, e di orarin, e kam parë personin çfarë kishte veshur dhe sesi ia ka dhënë ushqimin. Pegin e kisha marrë dy muajshe, ia helmuan nënën. Kur erdha një ditë nga puna e gjeta nënën e helmuar. E mora dy muajshe e bëra 8 vjeç”, theksoi ajo.
Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve, Animal Rescue Albania ka njoftuar se në zonën pranë Liqenit Artificial disa qenë janë helmuar e të tjerë kanë ngordhur.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve