Zelensky kërkon zgjatjen e marrëveshjes së eksportit të grurit në Detin e Zi

9 Nëntor 2022 | 08:26

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i tha ambasadores së SHBA në Kombet e Bashkuara të martën se marrëveshja për eksportin e grurit të Detit të Zi që zhbllokoi tre portet kryesore të Ukrainës, duhet të zgjatet.

Marrëveshja, e rënë dakord në korrik nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, hoqi një bllokadë që Rusia vendosi në portet e Detit të Zi të Ukrainës pas pushtimit të saj më 24 shkurt, shkruan Reuters.

Marrëveshja skadon më 19 nëntor dhe u shfaq nën kërcënim muajin e kaluar kur Moska pezulloi shkurtimisht pjesëmarrjen e saj në marrëveshje përpara se të ribashkohej përsëri.

“Ne mbajmë linjën që nisma duhet të vazhdojë pavarësisht nëse Federata Ruse është e gatshme,” i tha Zelenskiy ambasadores, Linda Thomas-Greenfield, gjatë bisedimeve në Kiev.

Zëvendësministri i infrastrukturës i Ukrainës i tha të martën se Kievi dëshiron që marrëveshja e eksportit të grurit të zgjerohet për të përfshirë më shumë porte dhe mallra dhe shpreson se një vendim për të zgjatur marrëveshjen për të paktën një vit do të merret javën e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024