Avokati i 22-vjeçares keniane: Çështja është regjistruar para se ta merrja përsipër

11 Nëntor 2022 | 09:16

Henri Bici, avokati i 22-vjeçares nga Kenia e cila u dhunua barbarisht në Tiranë në muajin gusht, deklaroi se çështja në fjalë është regjistruar në prokurori më parë, teksa ai ka vetëm 10 ditë që po merret me të.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Bici u shpreh se i është drejtuar prokurorisë për informacione dhe nga ana e tyre është deklaruar se çështja po hetohet.

“Ne kemi marrë informacion pasi unë përfaqësoj shërbimin ligjor falas Tiranë, një organizatë që ka marrë indicie për këtë rast dhe menjëherë ka marrë kontakt me nënë e vajzës. Ne kemi vepruar duke marrë autorizimn përkatës për të ndjekur rastin në institucionet zyrtare. I jemi drejtuar për informacion prokurorisë dhe nga ana e tyre na është thënë që çështja është në hetim.

Konkluzioni për ngjarjen do jepet kur provat dhe rrethanat të vlerësohen. Rastin, ne kemi shumë pak ditë që po e ndjekim sepse ka ndodhur në muajin gusht dhe ne jemi në fillimet e interesimit për rastin. Janë marrë deklarime të personave që mund të kenë njohuri për ngjarjen. Çështja është regjistruar më përpara, ne kemi 10 ditë që po merremi me rastin. Veprime hetimore nuk ka pasur vetëm këto ditë”, theksoi ai.

Vajza ndodhet në gjendje të rëndë dhe është e nevojshme që të zhvillojë një ndërhyrje në tru, operacion ky që mund të zhvillohet vetëm jashtë vendit.

Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru.

22-vjeçarja punonte në nga kaziontë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.

Kanë qenë shoqet e saj që e kanë identifikuar në gjendje kritike për jetën. Ajo është transportuar fillimisht në QSUT dhe më pas drejt Spitalit të Traumës. E reja ka qëndruar për disa orë në gjendje të rëndë në oborrin e një hoteli.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024