‘Kosova nuk rrezikohet nga Serbia’, Ngjela: E mbron SHBA, neve NATO-ja
Avokati Spartak Ngjela thotë se Kosova nuk është e rrezikuar nga Serbia, edhe pse tensionet në veri të vendit kanë ardhur në rritje.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se Kosova mbrohet nga SHBA, ndërsa Shqipëria nga NATO-ja.
“Jo, fare. Kosova është në mbrojtjen e ombrellës amerikane. Kurse ne kemi NATO-n. E di si kemi hyrë në NATO? Pa asnjë ushtar. Pa ushtarë hymë në NATO, kemi qenë të rrezikuar, NATO-ja të do, Perëndimi të do dhe Uashingtoni të do.
Si do t’ia marrë NATO-s atë shtetin tonë? Problemi qëndron që ne nuk kemi dot një politikë të mirëfilltë të një kryeministri brilant, që di të bëjë bashkimin kombëtar”, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim në Paris me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, pak para nisjes së Forumit të Paqes.
Sipas një njoftimi të qeverisë së Kosovës, temë diskutimi ishte zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dinamizmi i dialogut me Serbinë.
Gjatë takimit, Kurti theksoi se për normalizimin e plotë të marrëdhënieve nevojitet njohja reciproke.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona