Kush është pas serave me kanabis? Gazetari: Policia s’ka shkuar deri te pronari
Gazetari Jul Kasapi solli në vëmendje në studion e “Review” se specialisti i zonës apo policia e Beratit duhet të mbajnë përgjegjësi për serat e zbuluara me kanabis në Berat.
“Deri tani nuk po shohim përgjegjësi, deri tani kemi një megaoperacion, një drejtues policie që kur dalin në konferenca lexojnë gjithë alfabetin me inicialet e njerëzve, por nga ana tjetër pyetjeve të rëndësishme nuk i përgjigjet askush,” – u shpreh
Sipas tij duhet marrë në konsideratë kush ishte pas këtyre serave. Kasapi tha se gjithmonë shkojmë deri tek trafikantët dhe kultivuesit, por është e rëndësishme të gjenden garantuesit apo financuesit.
700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.
Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve