‘Si miting për mbyllje fushate’, Poli Hoxha zbulon çfarë tha një prej demokratëve

14 Nëntor 2022 | 12:11

Gazetari Poli Hoxha thotë se protesta e 12 nëntorit e PD ishte një zhgënjim krahasuar me pritshmëritë e ngritura më herët nga Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se protesta e PD ngjante më tepër me një miting përmbyllës të fushatës elektorale, ku secili mbajti fjalimet përkatëse dhe u largua.

“Nëse e krahasojmë me stekën që kishte ngritur vete Berisha mund të themi se është zhgënjim, jo për pjesëmarrjen që ishte e mirë pasi protesta ishte mbarëkombëtare. M’u duk si miting përmbyllës fushate ku të gjithë mbajtën fjalime. Por ishte diçka që nga të dyja anët kemi një luftë edhe brenda vetë PD. Ishte thjesht një shpenzim i demokratëve që erdhën nga gjithë Shqipëria. Të vish që nga Korça, p.sh është shpenzim. Një nga demokratët e Korçës Ilir Vrenozi ndërkohë që fliste Berisha thoshte: doktor, nuk kemi bërë 200 km për të dëgjuar të njëjtin fjalim që thua çdo ditë në TV. Nuk u ndje fryma e protestës, mbajtën fjalimet dhe ikën sikur bënë një sebep për t’u mbyllur”, u shpreh gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026