Bislimi hedh poshtë zërat: S’kam takuar Petkoviç, asnjë marrëveshje për targat

16 Nëntor 2022 | 12:21

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se nuk ka ndonjë marrëveshje për targat.

“Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim”, ka thënë ai, pas takimit të djeshëm dje në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Bislimi i ka quajtur të pavërteta raportimet se atje e ka takuar Petar Petkoviçin, raportojnë mediat vendase.

“Takimi në Bruksel ka qenë vetëm me zotin Lajçak, çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel ka dezinformuar, sepse nuk jam dëgjuar me asnjë prej gazetarëve. Asgjë që është thënë në media nuk përkon me të vërtetën. Petkoviçi nuk ka qenë fare në Bruksel”, është shprehur Bislimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026