Rama për Portin e Durrësit: Shteti shqiptar, ortak me 33% në një investim të huaj

19 Nëntor 2022 | 10:17

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish temës së projektit për Portin e ri të Durrësit, pas akuzave të opozitës, që e cilëson atë një aferë korruptive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se javës tjetër në parlament, do të ndajë të gjitha faktet para shqiptarëve, e jo para opozitës, të cilët i konsideron ‘rublaxhinj’.

Sipas Ramës, shteti shqiptar do të jetë ortak me 33% në një investim të huaj, për të cilën pati negociata.

Akuzat nga opozita, Rama i ka konsideruar pazarllëqe të nivelit të Gërdecit, teksa shtoi se është fat i madh për Durrësin dhe Shqipërinë, që të ketë investime nga një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit.

“Mirë vetes i thua duro si ke duruar se të dinë si veten e s’ke ç’u bën, po sekëlldi e madhe t’u shpjegosh të huajve se si mund të kulmojnë kaq lart injoranca me ligësinë dhe si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit! Investimi më i madh i huaj në rajon,që do të transformojë Durrësin e Shqipërinë dhe do impaktojë drejtëpërdrejtë ekonominë kombëtare, trajtohet si aferë katundi për pula,ndërsa kontrata më gjatë e negociuar e shtetit shqiptar me një palë tjetër, lexohet si defter hallvaxhinjsh!”, shkroi Rama ndër të tjera në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026