‘Shqetësuese marrëdhëniet me SHBA-të’, analisti: Kurti nuk e di se çfarë kërkon

23 Nëntor 2022 | 11:40

Analisti Artan Behrami thotë se marrëdhinet e Kosovës me Bashkimin Evropian, por sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shqetësuese, për shkak të refuzimit të kryeministrit Albin Kurti, për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat.

Në një intervistë për Euronews Albania, Behrami u shpreh se vetë Kurti, nuk ka ndonjë qëllim dhe nuk e di se çfarë kërkon nga qëndrimet e tij në lidhje me këtë çështje.

“Një marrëdhënie e tillë me BE-në, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e vendos Kosovën në pjesë të atyre shteteve që duken, të paktën në opinionin publik dhe ndërkombëtar, si shtete që nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me Perëndimin, në një periudhë ku bota është e ndarë në Rusi dhe në Perëndim.

Prandaj, manovra të tilla janë shumë të rrezikshme dhe fatkeqësisht nuk kanë ndonjë qëllim të caktuar. Me atë që kemi parë deri më tani, kryeministri i Kosovës nuk ka ndonjë qëllim të saktë se çfarë dëshiron të arrijë, por ajo se çfarë kemi parë, është një frikë e pashmjegueshme e tij për të hyrë në procesin e dialogut”, theksoi ai.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha detaje të reja për takimin e së hënës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Kurti deklaroi se në tekstin e marrëveshjes kanë qenë katër paragrafë, ku është shkruar edhe për planin franko-gjerman dhe dinamizimin për marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

Por, sipas Kurtit, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ndryshoi premisën për marrëveshje, duke u fokusuar vetëm tek ujdia për targa.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026