Me Berishën apo Alibeajn? Salianji: Dua që Partia Demokratike të bashkohet
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se do të bëjë përpjekje që kjo forcë poltike të bashkohet dhe nuk do të hyjë në beteja për ta ndarë atë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Salianji nënvizoi se mos dalja e PD-së me kandidatë të përbashkët në disa zona, përbën një avantazh për qeverinë e kryeministrit, Edi Rama.
“Unë jam në opozitë dhe jam me Partinë Demokratike. Padiskutim, e kam thënë pas 6 marsit që do bëj përpjekje që Partia Demokratike të bashkohet dhe nuk hyj më në beteja sesi të ndahet Partia Demokratike.
Kam bërë edhe përpjekjet për të dalë me kandidatë të përbashkët, mesa duket në disa zona do të arrihet që të kemi kandidatë të përbashkët, në disa të tjera do të kemi kandidatë të ndryshëm. Kjo nuk është e mirë për Partinë Demokratike dhe padiskutim që i shkon një avantazh paraprak të qeverisë ddhe Edi Ramës”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut