Sipërmarrësi: Një familje do vijë nga Australia në SHBA për të provuar byrekun tim

5 Dhjetor 2022 | 07:35

Shqiptari nga Kosova, Filip Kajtazi thotë se një familje nga Australia do shkojë në dyqanin e tij në SHBA, vetëm për të provuar byrekët që gatuan.

Në emisionin  “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Kajtazi u shpreh se i kanë ardhur klientë edhe nga Irlanda, Zvicra dhe Gjermania.

“Më pyesin çfarë është, ku je, çfarë lokali je. Unë kam pasur, më kanë ardhur nga Irlanda, Zvicra, Gjermania. Javën tjetër, më ka shkruar njëri nga Australia dhe do vijë vetëm për të provuar byrekun. Një familje ka ardhur nga Irlanda, nga aeroporti direkt te dyqani im.

Kanë blerë dy tepsi, kanë ardhur një familje, burrë dhe grua me fëmijë. Një copë byrek kushton 7 dollarë e 50 cent, ndërsa një tepsi kushton 30 dollarë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024