Rrugë të bllokuara dhe të shtëna me armë, çfarë po ndodh në veri të Kosovës
12 Dhjetor 2022 |
10:05
Rrugët që të çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vijojnë të jetë të bllokuara nga makina të tonazhit të rëndë ose autobusë.
Ndërkohë, edhe akset rrugore në Rudar vijojnë të jetë të bllokuara.
Gazetari Kosovë Gjoci raportoi se rrugët janë bllokuar nga serbët lokalë, pavarësisht se qeveria e Kosovës shtyu datën e zgjedhjeve në këto komuna.
Të pranishme në zonë janë edhe forcat e KFOR. Deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e KFOR për të hapur rrugët.
“Në Rudar ku ndodhem edhe sot, mbrëmë ka pasur edhe të shtëna me armë, por nuk ka informacione të mëtejshme. Ditët e fundit ka pasur sulme edhe ndaj EULEX dhe mediave”, raportoi Kosovë Gjoci.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur