Cili është i preferuari i SHBA-së për kreun e SPAK? Gazetari zbulon emrin
Trashëgim Sokoli, drejtori i Informacionit në Ora News, tha në një intervistë për Euronews Albania se prokurori Altin Dumani është shumë i vlerësuar nga ambasada amerikane dhe të huaj për punën e tij.
“Të tre kandidatët janë prokurorë që kanë punuar në Prokurorinë Krimeve të Rënda. Të tre janë prokurorë që kanë pasur kontakt me ambasadën amerikane; janë prokurorë që kanë hetuar edhe çështja të përbashkëta me ambasadën. Të tre kandidatët i plotësojë kriteret formale për të qenë drejtues të SPAK.
“Kondili është kandidati i preferuar i mazhoranës. Në informacionet që unë kam, z. Altin Dumani është një prokuror shumë i vlerësuar nga partnerë amerikanë dhe të huaj. Ka një vlerësim të madh për të edhe në radhët e prokurorëve. Nesër grupet e interesit nuk do arrijnë dot dhe t’i trokasin për t’i kërkuar ato që gjëra që ata kërkojnë”, u shpreh gazetari.
Ai nënvizoi se politika shqiptare po kërkon të ketë një ndikim në zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.
“Arben Kraja nuk tregoi besueshmëri. SPAK ka marrë një rol protagonizimi në disa goditje që janë bërë ndaj krimit të organizuar, ndaj korrupsionit dhe trafiqeve. Me këtë rol që ka marrë kjo strukturë, duket qartë se politika është e interesuar për të pasur një lloj ndikimi të tërthortë. Politika po kërkon të ketë një ndikim në zgjedhjen e drejtuesit të ri”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë