Dosjet e nxehta të 3 kandidatëve për kreun e ri të SPAK
Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre prokurorëve: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Altin Dumani dhe Edvin Kondili hyjnë në këtë garë për herë të dytë, pasi tre vite më parë ishin konkurrentët kryesorë të Arben Krajës, por që nuk ia dolën.
Gazetari Eni Ferhati bëri një përmbledhje të karrierës dhe dosjeve që kanë në dorë 3 kandidatët për kreun e SPAK.
Adnan Xholi është bashkuar me SPAK në pjesën e dytë, ka trajtuar disa çështje, ka qenë ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Xholi hetuar dosje të nxehta, rasti i fundit është zbulimi i 430 kg kokainë, hetime që i ka udhëhequr për 3 muaj.
Edvin Kondili ka eksperiencë si prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka kaluar ndër të parët vetingut. Kondili ka hetuar shumë dosje sa i përket krimit të organizuar, mes tyre sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës. Ka disa dosje të nxehta aktualisht, dhe disa ish-zyrtarë të lartë në lidhje me abuzimet me tenderët.
Altin Dumani ish-prokuror i Apelit, ka në dorë dosje të nxehta sa i takon krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po heton tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit, ku është dhënë një urdhër-arrest për një person të njohur botës së krimit si Aleksandër Laho.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor