Ngjela: Kreu i SPAK është vendosur nga SHBA-ja që financon
Avokati Spartak Ngjela tha në studion e Euronews Albania se drejtuesi i SPAK është vendosur dhe shpalosja e platformave sot nga kandidatët nuk ndikon në votimin e sotëm.
Ai nënvizoi se kreun e SPAK e zgjedh SHBA-ja, e cila financon strukturën e posacçme.
“Platforma e tyre nuk ndikon në vota, ata do jenë zgjidhur. SPAK e drejton Uashingon dhe nuk diskutohet kjo. Ambasadorja tha që SPAK është i trembur nga presionet dhe i blerë. I dinë të gjitha ata, do ta vënë gishtin ata se kë do zgjedhin. Amerika harxhon miliarda, normal që e drejton ajo SPAK”, u shpreh Ngjela.
Avokati komentoi edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e SPAK, ku tha se kreu i qeverisë tregoi që ka frikë.
“Rama bëri gabim, tregoi që kam frikë. Sjellja e Ramës tregoi që ka frikë. Fakti që ndërhyri tregoi që është i trembur”, u shpreh Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet