Paralajmërimi i Ngjelës: Nëse s’zgjidhet i preferuari i SHBA-së do ketë goditje

16 Dhjetor 2022 | 14:00

Avokati Spartak Ngjela deklaron se nëse nuk zgjidhet Altin Dumani në krye të SPAK do të ketë goditje.

Dumanin ai e quan të preferuarin e SHBA-së, e cila financon strukturën e posaçme.

“Nëse nuk del Dumani do ketë goditje. Ai që të jep pagën të drejton. Nuk po e jep pagën as korrupsioni, as krimi dhe as shteti shqiptar, por e jep një fuqi e madhe dhe e pavarur. Ne po flasim për fakte. Unë e respektoja shumë SPAK por kur tha i trembur dhe i blerë por e diskutoj këtu”, u shpreh Ngjela.

Sot do të zgjidhet kreu i ri i SPAK, ku në garë janë  Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

I pari që u intervistua nga KLP-ja ishte Adnan Xholi i cili tha se ai do të çojë para drejtësisë zyrtarë jo mbi bazën e opinioneve, por mbi bazën e fakteve. E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani, i cili tha se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet. Tashmë në pyetje po merret i fundit kandidat Edvin Kondili.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024