Qafoku: Yuri Kim s’ka interesa në SPAK, kërkon vetëm funksionimin e drejtësisë
Gazetari Roland Qafoku deklaroi se mazhoranca dhe opozita kanë interes dhe do donin që të kishin ndikimin e tyre në SPAK, por diçka e tillë nuk mund të thuhet për SHBA-të.
Në një intervistë për Euronews Albania, Qafoku u shpreh se SHBA-të dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim nuk ka interes tjetër, përveçse funksionimit të SPAK-ut dhe drejtësisë.
Sipas tij, është më mirë një kandidat me mbështetje nga SHBA-të, se sa një kandidaturë e mbështetur nga mazhoranca apo opozita.
“Ti do thuash që është një lloj presioni? E them unë. Një presion pozitiv. Edhe kur Amerika e ka formalisht gabim, unë jam me Amerikën. Çfarë interesi ka Amerika aty? Ne kishim tre palë, qeverinë, Amerikën dhe opozitën, edhe opozita do që të ketë ndikim në SPAK. Disa prokurorë janë zgjedhur kur mazhorancën e ka pasur Partia Demokratike.
Por ne nuk mund të themi që Yuri Kima ka interes, që Amerika ka interes. Çfarë interesi ka Yuri Kim-i atje? Nuk ka fare interes, nëse e ka zgjedhur Altin Dumanin Yuri Kim-i, unë po them që nuk është profesionale. Por më mirë ta zgjedhë Yuri Kim-i, se sa ta zgjedhë, Edi Rama, Sali Berisha dhe Lulzim Basha”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar