Gazetari nga Pekini: Kinezët ‘të çmendur’ pas Messit, më i preferuar se Ronaldo
Gazetari Edison Myrteza deklaroi nga Pekini se kinezët donin që Argjentina të fitonte Kupën e Botës, pasi kanë idhull Lionel Messin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Myrteza u shpreh se rrugët e Pekinit dhe qendrat tregtare ishin mbuluar me banderola të futbollistit argjentinas.
Sipas tij, Messi është më i preferuar se Ronaldo në Kinë.
“Dy prej distrikteve kryesore kanë zona të mëdha përsa i përket qendrave të mëdha turistike, ekrane super gjigande të cilat kishin bluzën apo veshjen e Messit. Duke se kinezët ishin të çmendur dhe donin patjetër që Messi të fitonte. Shumë lokale apo restorante ishin të tejmbushura, pavarësisht sfidës me virusin, pikërisht për të parë finalen mes Argjentinës dhe Francës.
Kina ka qenë e çmendur pas Messit, kjo jo vetëm nëpërmjet fotove të cilat duket se u shfaqën në rrjetet sociale, por edhe vizita që vetëm para disa vitesh Messi ka bërë në Kinë ka krijuar idhullin dhe dashurinë për popullin kinez. Pavarësisht se futbolli kinez kontribuon me miliona dollarë për rritjen dhe zhvillimin e futbollit, ka qenë një konkurrencë midis Ronaldos dhe Messit, sepse të dy kanë qenë në Kinë, kanë financiuar për klube të rëndësishme. Messi ka qenë shumë herë më i preferuar”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë