Çfarë po ndodh me Ervis Martinajn? Gazetarja Daci tregon detajet

25 Dhjetor 2022 | 17:06

Gazetarja Glidona Daci thotë se operacioni i policisë në Durrës lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt u zhvillua shumë vonë, duke mundësuar zhdukjen e provave.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo u shpreh dosja e Martinajt është një rast i vështirë për drejtësinë, pasi Prokuroria e Kurbinit që po e heton këtë çështje, nuk e ka një vendngjarje dhe personi i vetëm i arrestuar lidhur me këtë çështje, ish-polici Jeton Lami nuk ka pranuar të flasë.

“Janë mbi 100 persona që po përgjohen për rastin e Ervis Martinajt. Martinaj ishte një personazh që lidhte politikë, krimin e organizuar dhe biznesin, ndaj ka marrë vëmendje shumë të madhe. Njerëzit kërkonin të dinin për të. Nuk ka një përgjigje se as prokuroria s’e ka një të tillë. Janë zhvilluar disa operacione në Vlorë, Shkodër e Durrës. Mendoj se operacioni në Durrës u bë shumë vonë, 1 muaj e ca pa zhdukjes së tij. Kjo dosje duhet të vinte në duart e SPAK, pasi prokuroria e Kurbinit nuk e ka kapacitetin dhe burimet njerëzore të nevojshme për ta hetuar atë”, tha Daci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024