Nga Muzhaqi e Peleshi te Basha, eksperti zbulon politikanët me më shumë ndjekës fake
Eksperti i rrjeteve sociale, Blerim Xheladini, zbuloi gjatë një interviste për Euronews, politikanët shqiptarë të cilët kanë më shumë reagime të rreme në rrjete sociale.
Xheladini theksoi se ata të cilët ndodhen në krye të listës për ndjekësit e rremë janë disa ministra të qeverisë Rama.
Eksperti citoi ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshit ata të cilët ndodhen në krye të listës për ndjekësit fake.
Më tej ai përmendi dhe ish-kreun e PD-së Basha, kryeparlamentaren Nikolla, si dhe ministren e Bujqësisë Frida Krifca si politikanët e tjerë që renditen në krye të listës me reagimet e rreme në rrjete sociale.
“E kemi nxjerre në listë ne personin që më shumë ndjekës fake.
Ne masim këta që kanë reagime fake jo ndjekës, këtë informacion e marrim nga Facebook dhe Instagrami direkt, të cilët na japin informacion për angazhim të jashtëzakonshëm të llogarive të reja që përdoren për përmirësimin digjital të një politikani.
Unë mendoj që kjo është pjesa që duhet ta diskutonim dhe që politikanët të jenë sa më shumë të vërtetë.
Tek lista që unë kam nisur, më shumë reagime fake kanë disa ministra në qeverinë Rama. Është Bora Muzhaqi dhe Niko Peleshi, ata të cilët i kanë më shumë reagime fake.
Është dhe zoti Basha dhe zonja Nikolla, Krifca, Bilali, pra janë një grup politikanësh të cilët kanë reagime fake gjatë periudhës së dhjetorit kur është bërë studimi”, tha Xheladini.
LEXO GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus