Tensionet në Kosovë, Mediu: Të trajtohet me seriozitet, Shqipëria po qëndron pasive
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e cilëson jashtëzakonisht të rëndë situatën në veri të Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu u shpreh se Shqipëria po qëndron pasive, teksa e cilësoi deklaratën e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka si të pakuptimtë, pasi tha se barrikadat janë vendoru nga grupet kriminale serbe.
Sipas Mediut, pas kësaj qëndron presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Rusia.
“Situata është jashtëzakonisht e rëndë, është një situatë e cila krijon premisa për konflikte dhe kërkon një trajtim me seriozitet nga të gjithë aktorët institucionalë, si në Kosovë, edhe në Shqipëri. Është për të ardhur keq ky qëndrim i Shqipërisë, një lloj pasiviteti total.
Edhe deklarata e djeshme e ministres së Jashtme, është një deklaratë e pakuptimtë, duke e cilësuar si organizime kriminale ato që po ndodhin në veriun e Kosovës, ndërkohë që ka një prapavijë politike të stimuluar nga Beogradi të mbështetur nga presidenti Vuçiç, nga një agjendë të përcaktuar për të influencuar vendimarrjen në favor të serbëve në Kosovë, të shtyra nga rryma gjeopolitike shqiptare, si Rusia”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus