Pastori: Muralja te Qyteti Studenti është kundër fesë, është helmuese
Pastori Paulin Vilajeti deklaroi në studion e “Good morning Albanians” në Euronews Albania se muralja në Qytetin Studenti është kundër fesë.
Ai e ka cilësuar “helmuese” pikturën ku duket një personazh që për shumë është pjesë e komunitetit LGBT+.
Sipas Vilajetit, djalli është i fshehur në detaje dhe konkretisht në këtë murale, vetëm ata që kanë shpirt mund ta vënë re sa djallëzore është piktura.
“Është dhunuar hapësira publike me një pikturë që nuk ka asnjë vlerë. Është tjetër të flasim për një art provokues që është normal dhe është tjetër për një art që brenda ka të gjithë elementët të cilët të çojnë në atë provokim që për mua është fyes,” – u shpreh pastori.
Sipas Bashkisë së Tiranës, artisti në fjalë pasi mbaroi një murale brenda një kohe të shkurtër për “Mural Fest” kërkoi të realizonte një të dytë, i frymëzuar nga një grua rome që kërkonte lëmoshë te pallati ku ai kishte punuar.
Mungesa e kohës, është shpjegimi që i jep artisti Helidon Haliti, përafrimit të këtij murali me një figurë transgjinore. Sipas tij, artisti nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të theksuar tiparet femërore, ndërsa lartësia, i ka përforcuar këto vështirësi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat