“Rasti i Klosit po përdoret politikisht”, Valteri: Shtëpitë ku shkonte pastruesja

9 Janar 2023 | 13:39

Ish-deputeti Halit Valteri ka komentuar rastin e fundit që ka ndodhur në Tiranë, ku Rozeta dhe djali i saj Havier Domi vodhën në shtëpinë e zyrtares së lartë Alda Klosi 120 mijë euro, florinj dhe sende të tjera me vlerë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Valteri tha se rasti në fjalë po përdoret politikisht për vet postin që mban Klosi.

Ai shprehet se përderisa zyrtarja ka bërë vet denoncimin në polici për vjedhjen që i është bërë i ka marrë parasysh të gjitha.

“Një person që shkon deklaron që në banesën time janë vjedhur 120  mijë euro dhe sende me vlerë, nëse ky do kishte pasur dhe para tjera, besoj se do të shkonte t’i thoshte shumat e caktuara që janë vjedhur.

Në atë shtëpi mund të ketë pasur jo 404 por dhe 4 milionë por fakti që zonja në fjalë shkon dhe i drejtohet organeve përkatëse dhe thotë se në shtëpinë time është vjedhur kjo valutë e merr parasysh gjithçka që mund të ndodhë.

Shikoj se po kryqëzohet zonja Klosi për shkak të detyrës që ka. Besoj se pastruesja shkonte në shtëpitë e niveleve që kanë pasur të mira materiale. Për sa kohë organet e drejtësisë nuk kanë bërë një zbardhje të plotë, përsa kohë prokuroria nuk ka dalë në një konkluzion të plotë është mirë që opinion publik dhe njerëzit mos ta rëndojnë më shumë situatën e familjes së Alda Klosit. Po përdoret politikisht. Atyre u ka rënë halli të shkretëve dhe ne ua rëndojmë më shumë. “- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024