Ekskluzive| Konfirmohet kalimi i Agron Çelës nga PL në PS
Deputeti i Partisë së Lirisë, Agron Çela është parë të dalë nga ambientet e Kryeministrisë mbrëmjen e së martës.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Çela është takuar me kryeministrin Edi Rama, Elisa Spiropalin si drejtuesen politike të qarkut të Shkodrës, Edona Bilali, Benet Bec i kandidati potencial i PS për bashkinë Shkodër dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Në takimin që ka zgjatur më shumë se 1 orë mësohet se është diskutuar mbi strategjinë e zhvillimit të Shkodrës.
Ndonëse deputeti Çela nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar këtë lajm, sinjalet për një krisje të marrëdhënieve me ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim janë dhënë edhe më herët.
E fundit ishte vota e tij pro zgjatjes së afatit për organet e vetingut në 10 shkurt të 2022-shit duke bashkuar votat me mazhorancës socialiste, kur deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndoqën linjën e kryetares Monika Kryemadhi duke abstenuar votimin.
Kalimi i Çelës tek socialistët në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, nuk do të jetë humbja e vetme për Partinë e Lirisë, pasi bashkë me të do jetë edhe kryetari i Partisë së Lirisë në Shkodër Edmond Ndou.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar