U tërhoq PD-ja për Avokatin e Popullit? Braho: Për çfarë bëj përgjegjës Alibeajn
Juristi Ledio Braho thotë se Enkelekjd Alibeaj është përgjegjës për vonesën e zyrtarizimit të kandidaturës së tij për Avokatin e Popullut, si i propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Braho u shpreh se procesi mori shumë kohë, edhe pse vendimi ishte marrë kohë më parë.
Megjithatë, Braho nënvizoi se mazhoranca e rrëzoi në momentin e fundit kandidaturën e tij.
“Nuk është çështje që ka lidhje me Alibeajn. Mund të them që gjatë këtij një viti, që pas 9 shtatorit, ishte e vetmja çështje që në Grupin Parlamentar që drejtohet nga zoti Alibeaj, ishte e vetmja çështje që u bë me votim të fshehtë. Pavarësisht që procesi mori shumë kohë dhe patjetër që këtu kanë përgjegjësi të gjithë faktorët, sidomos për kohën derisa zoti Alibeaj e zyrtarizoi propozimin e opozitës, patjetër që mund të them që është edhe një përgjegjësi e tij.
Procesi zgjati aq shumë, kur vendimin e kishte marrë kohë më parë. Me pjesën tjetër Grupi Parlamentar ishte shumë korrekt. Por ajo që ndodhi më datë 22, ishte produkt i mazhorancës, që refuzoi në moment të fundit punën time”, theksoi ai.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk