“E turpshme, je mosha e babës tim”- Berisha ‘nxit’ debatin mes Meçes dhe Gashit
Arben Meçe dhe Shpend Gash u përplasën në studion e Euroneës Albania lidhur me zhvillimet e fundit në PD pas vendimit të Alibeajt dhe rolin e Berishës në në këtë parti.
Deklarata e Meçes se në Shqipëri nuk lejohet propaganda ndaj partive naziste, duke iu referuar këtu PD, solli reagimin e Gashit i cili e cilësoi të turpshme.
“Kjo është e turpshme, unë do isha çuar në këto momente, po rri vetëm për respektin ndaj teje”, tha Gashi duke iu drejtuar moderatores Sidorela Gjoni.
“E mirëkuptoj se është me grip”, ishte përgjigja e Meçes.
“E turpshme, kujton se më intimidon, mendon se nuk mundem të të intimidoj edhe unë. Turp, je mosha e babës tim”, u shpreh Gashi.
Sipas Meçes, Sali Berisha nuk ka për të vajtur fare në zgjedhje.
“Mbi të rëndojnë 4 çështje serioze që janë objekt i SPAK të cilat do të publikohen brenda 2 muajsh dhe nuk do të lejojnë që ai të shkojnë në zgjedhje. Një njëri që ka vrarë 4 qytetarë në bulevard nuk mund të jetë në krye”, tha Meçe.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk