KQZ thirrje bashkive: Përmbushni detyrimet ligjore për zgjedhjet e 14 majit

13 Janar 2023 | 18:54

Kryekomisionieri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje bashkive që të përmbushi detyrimet ligjore për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi bëri të ditur se një pjesë e bashkive nuk kanë përmbushur detyrimet për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor.

Celibashi thotë se këto detyrime duhet të kryhe në kohë, ashtu sikurse edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit.

“Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit mbi organizimin e proçesit zgjedhor të datës 14 maj 2023, KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.

Duke qënë në tejkalim të çdo afati, kërkohet që bashkitë të cilat ende nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa menjëherë dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit në adresën email: [email protected]”, shkroi Celibashi në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026