Kush ia plotësoi dëshirën Beogradit për Gjykatën Speciale? Gashi hedh akuza të forta
Avokati Tomë Gashi e ka cilësuar një njollë të zezë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për shpalljen e pavarësisëm, krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gashi u shpreh se disa deputetë të Kosovës, as që kanë lexuar para se të votonin për formimin e saj.
Ndër të tjera, Gashi hodhi akuza se dikush mund t’ia ketë plotësuar dëshirën Beogradit për formimin e Gjykatës Speciale.
“Këtë nuk e kanë menduar ata që e votuan Gjykatën Speciale, sepse mendonin që Gjykata Speciale do të sjellë të mira për Kosovën, do të sjellë të mira për shqiptarët në përgjithësi dhe do ta heqë atë njollën të cilën e dha Dick Marty, mirëpo kjo njollë, faktikisht nuk duhej të përfundonte në gjykatat ndërkombëtare, spese ne kemi mundur të formojmë, apo kemi pasur dhe gjykata këtu. Kemi pasur edhe misionin e EULEX-it.
Ajo që është më e rëndë për mua, së paku, por besoj që edhe për çdo shqiptar, Gjykata Speciale, jo vetëm që njollosi UÇK-në, njollosi Kosovën si shtet të pavarur, por njollosi të gjithë kombin, me aludimin se trafikimi i organeve njerëzore ka ndodhur në Shqipëri, në Mat, në shtëpinë e familjes Katuçi, përfaqësues juridik i të cilit jam unë. Duket që deputetët e Kuvendit të Kosovës, një pjesë e tyre, as që e kanë lexuar nenin 1 të Gjykatës Speciale. Gjykata Speciale nuk është dashur fare të formohet. Por ja që interesat politike, frikat e dikujt, apo ndoshta premtimet që i dhanë ndërkombëtarëve në kafeteri apo takimet në Bruksel, apo dëshira e madhe e Serbisë dhe dikush donte t’ia plotësonte këtë, na solli në një situatë të tillë, që do e kemi njollën më të madhe në këtë shekull”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve