“BDI në Maqedoni si PD në Tiranë”, gazetari flet për ‘grindjet’ në partitë opozitare
Gazetari Seladin Xhezairi, situatën brenda partisë BDI në Maqedoninë e Veriut e ka krahasuar me situatën brenda PD në vendin tonë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se brenda grupit ka përplasje, ndërsa shtoi se kryeprotagonistët e ‘grupit të zjarrit’ që janë kundër Ali Mehmetit më parë kanë qenë në poste të larta shtetërore.
“Edhe në gjirin e partisë së Ali Mehmetit po ndodh diçka e afërt me PD në Tiranë. Kemi të ashtquajturin ‘grupi i zjarrit”. Ka një përplasje që nuk dihet se si ka për të përfunduar. Ka pasur shprehje. Ahmeti jo më larg se pardje, la të kuptohet se debati mes tyre duhet të zgjidhet brenda partisë.
Grupi i zjarrit nuk e ka shumicën e partisë apo në Këshillin apo Kuvendin qendror të BDI-së që do të duhet të vendos për këto. Pritet që ditët e ardhshme kjo zënkë të marrë fund, qoftë me arritjen e një marrëveshje për debatet mes tyre. Ata janë përplasur për zgjidhje kuadrosh dhe ajo që bie më shumë në sy, është se kryeprotagonist të grupit të zjarrit janë ato që kanë pasur goxha poste të larta pata disa vitesh.”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve