Si u planifikuan 2 atentatet ndaj tij? Flet ish zv.ministri i Jashtëm i Kosovës

19 Janar 2023 | 11:34

Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha e konsideron shqetësues lajmin e planifikuar në mediat në Kosovë, se ka një plan për t’i kryer atentat kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie.

Në një intervistë për Euronews Albania, Berisha u shpreh se ai vetë ka qenë shënjestër e dy atentateve.

Berisha nënvizoi se ka jetuar dy vite nën mbrojtjen e policisë dhe fatkeqësisht, këtyre rasteve nuk u është shkuar deri në fund.

“Është shqetësuse, si formacion politik, si ide, si ndërgjegje kombëtare që ka qenë LDK-ja dhe është shqetësuese edhe personale. Në rastin konkret, edhe unë vetë kam qenë viktimë e dy atentateve të organizuara dhe kam jetuar 2 vite nën mbrojtjen e policisë. Është një jetë e vështirë, shqetësuese, personale, për familjarët edhe për vetë subjektët politikë.

Për fat të keq, asnjëherë dhe asnjë rast nuk janë zbuluar deri në fund. Kjo është një brengë që po e përcjell jo vetëm Lidhjen Demokratike, por edhe Kosovën. Në rastin tim, ka pasur 5 apo 6 të burgosur, por nuk ka shkuar më thellë dhe ka mbetur e pasqaruar”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026