Gazetari: “21 janari” të hetohet për grup të strukturuar kriminal

21 Janar 2023 | 15:23

Gazetari Adriatik Doçi deklaroi i ftuar në Euronews Albania se SPAK ka prova mjaftueshëm për të marrë nën shqyrtim çështjen e vrasjes së 4 protestuesve gjatë protestës së 21 janarit.

Doçi tha se duhet hetuar përfshirja e zyrtarëve të lartë në nivel ministri dhe kryeministri për funksionimin si grup i struktuaruar kriminal.

Sipas tij urdhërat për vrasjen e protestuesve janë dhënë me gojë nga kryeministri dhe mënyra si janë zbatuar është e ngjashme me funksionimin e një grupi kriminal.

“Çështja e gardës dhe gardistët që kanë qenë në këtë rast si thjesht ekzekutorë nuk janë kompetemncë e SPAK-ut, por janë kompetencë e juridiksionit të përgjithsëm. Nëse ka prova që implikojnë zyrtarë që janë kompetencë e SPAK-ut, që për mua ka pafund, në nivel ministri apo kryeministri, atëherë mund të merret nën hetim nga SPAK. E dyta është nëse kjo çështje do të trajhtohet si grup i strukturuar kriminal. Nuk ka marrë pjesë një person, nëse dyshohet Sali Berisha nuk ka asnjë vendim të firmosur, ka vetëm retorika dhe urdhëra me gojë.

Kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal, kur kapoja i një grupi kriminal jep urdhër për eliminimin e një rivali, nuk ia jep me shkresë, ia jep me gojë dhe mundësisht vetëm me një sinjal në një vend pa kamera.

Nuk mund të imagjinohej që Berisha të firmoste një urdhër që vrisni protestues”, tha Doçi.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026