Deklarata e fortë e funksionares së PD-së: Berisha po i çon strukturat e tij te Meta
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edlira Devolli thotë se kjo forcë politike nuk mund të fitojë zgjedhjet me Sali Berishën në krye dhe se ky i fundit është i vetëdijshëm për këtë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Devolli u shpreh se Berisha po i dërgon një pjesëtë strukturave te Partia e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta.
“Tashmë Sali Berisha e di që nuk fiton. I duhet të marrë pjesë në zgjedhje, i duhet të bëjë aleancat e tij për interesat e veta personale që e shqetësojnë. I duhen demokratët për mburojë votash. Fatkeqësisht ka shkuar të drejtojë Partinë e Lirisë, janë bashkë me Ilir Metën.
Po i jep një pjesë të strukturave, po i delegon atje. Atë konglomerat që ka me vete, është duke e çuar te ish-LSI-ja, Në momentin që ishte duke u arritur një marrëveshje mes Bardhit dhe Palokës, Berisha nxitoi të bënte marrë veshje me Partinë e Lirisë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk