Hoxha: 5 emrat që duhet të shkojnë në SPAK urgjentisht, nuk kanë këmbyer gjakun
Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se ai bashkë me familjen e Aleks Nikës kanë kërkuar që çështja e 21 janarit të kalojë në SPAK pasi nuk kanë më besim tek prokuroria e Tiranës.
Sipas Hoxhës, prokuroria e Tiranës në 12 vjet nuk ka marrë asnjëherë në pyetje 5 njerëz që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjet e 21 janarit, Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, Bamir Topi, Ina Rama.
“Ne kemi kërkuar që këtë çështje ta marrtë SPAK se kemi humbur besimin që prokuroria e Tiranës do ta hetojë. E kam zero besimin, se prokuroria deri tani s’e ka pyetur kurrë Berishë, Bashën, Ramën, Topin, Ina Ramën. Kur s’i ka pyetur për 12 vjet, do t’i pyesë në muajin e parë të vitit të 13? Ndaj unë dhe familjarët e Aleks Nikës, një familje dinjtoze e vetmja që s’ka pranuara anjë lekë, që nuk e ka këmbyer gjakun e familjarit të tyre me paratë e pushtetit, kur u lodhën duke pritur drejtësi, vendosën të bëjnë këtë zgjedhje. E para ta publikojmë, fakti që i kapëm gafil, që s’i dinte askush. Unë s’doja të njoftohej as qeveria, as mazhoranca se i kanë prishur hetimet prej 12 vjetësh”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit