U ndryshoi dokumentet, zbulohet si nipi i Isa Boletinit fshehu hebrenjtë në Elbasan

26 Janar 2023 | 09:59

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve Skëndër Asani në një intervistë për Euronews Albania tregoi se si nipi i Isa Boletinit, Tafil Bolenti shpëtoi qindra hebrenj.

Ai tha se asokohe ishte perfekt në Elbasan dhe u ndryshoi dokumentet hebrenjve të cilët kishin ardhur nga Maqedonia në Elbasan ku dhe u strehuan.

Ndër të tjera ai shtoi se shumë hebrenj janë kthyer në Shqipëri dhe kanë treguar historitë e familjarëve të tyre të dhimbshme.

“Përflitet se shumë hebrenj nga Ballkani janë kthyer në Shqipëri, në Tetovë, Gostivar, Strugë Dibër. Kur flitet për Shqipërinë, nuk flitet për Shqipërinë administrative të sotme por flitet për popullin shqiptar që ka shpëtuar hebrenjtë. Tek ne pas 8 dekadave vijnë njerëz nga e gjithë bota për të rrëfyer se si janë shpëtuar hebrenjtë në tokën shqiptare. Do të botojmë 80 memoare të hebrenjve që janë shpëtuar nga populli shqiptar. Nuk janë 10 mijë hebrenj, janë më qindra hebrenj që nisën rrugëtimin nga Manastiri por dhe nga Bullgaria drejt Elbasanit.

Në atë periudhë kohore Tafil Boletini ishte prefekt i prefekturës së Bashksië së Elbasanit dhe jo rastësisht ai pajisi me dokumentacion qindra hebrenj që gjetën strehim në Elbasan. Boletini shpëtoi hebrenj jo vetëm në Elbasan por dhe në Tetovë.  Po bëjmë përgatitjet që t’i japim titullin e nderit”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026