“S’ishte faji i opozitës”, Debat mes Xhafajt dhe Tedi Blushit për kaosin në Kuvend
Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua nga kaosi, ku deputetët e popozitës kërkuan që prezent të ishte kryeministri Rama.
Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj tha në një intervistë për Euronews Albania se kërkesa për të pasur Ramën me urgjencë ishte një pretekst.
“Ndërkohë që ka një rregullore të parlamentit shqiptar e cila është e përcaktuar edhe në bazë të Kushtetutës, është votuar nga të gjitha palët, se si është procedura e thirrjes së interpelancave qoftë për çështje prej vërteti, qoftë për teori konspiracioni,” – u shpreh Xhafaj.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nuk ra dakord me argumentin e tij duke sjellë në vëmendje se seanca e të enjtes ishte e shëmtuar, por jo për faj të opozitës.
“Mazhoranca më kot përpiqet t’i bllokojë fjalën opozitës për një çështje e cila sigurisht është skandal jo vetëm i përmasave lokale, këtu në Shqipëri, por sigurisht është një çështje e cila ka shokuar dhe mbarë opinionin botëror dhe këtu e kam fjalën për çështjen McGonigal,” – u shpreh Blushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus