Sizmiologu: Vetëm në 8% të botës ndodhin tërmete kaq të fortë si në Turqi
Sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se tërmetet që ndodhën dje në Turqi janë të rrallë.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se në 8% të botës mund të ndodhin tërmete të tilla.
“Në 8% të botës mund të ndodhin tërmete të tilla. Turqia është vend që përballet me tërmete të forta. Karakteristikë është se ranë dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë të njëjtë. Kjo ndodh rrallë”- tha ai.
Ka shkuar në 4,300 numri i viktima si pasojë e tërmetit që goditi ditën e djeshme Turqinë, por ka të ngjarë të rritet më tej pasi vijojnë kërkim shpëtimet për njerëzit që mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Mijëra ndërtesa janë shembur pas tërmetit me magnitudë 7.8 afër Gaziantep, Turqi, që goditi orët e para të së hënës, ndërsa njerëzit ishin në gjumë.
Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi aty pranë disa orë më vonë, duke shkaktuar dëme të mëtejshme në një rajon që tashmë ishte tronditur keq.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë