Politikani serb: Vuçiç po avancon drejt të keqes, Kosova ka përparuar në çdo aspekt

21 Shkurt 2023 | 23:10

Themeluesi dhe kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviç, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egron për të folur mbi dialogun Prishtinë-Beograd dhe zhvillimet e fundit sa i takon kësaj çështjeje.

Ai e cilësoi të gabuar politikën e Sllobodan Millosheviç dhe tha se gjithë situata aktuale është fryt i zbatimit të atyre politikave.

“Aleksandër Vuçiç vijoi rrugën e tij, madje duke avancuar drejt të keqes,” – u shpreh Sanduloviç.

Ai theksoi se Kosova ka përparuar në të gjitha aspektet, sidomos falë qeverisë së fundit.

“Këto nuk janë fjalë lajkatuese. Njerëzit që më njohin e dinë shumë mirë që jam shumë kritik dhe i sinqertë deri në fund,” – deklaroi politikani serb.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026