Arben Malaj: SPAK është i pamjaftueshëm, duhet strategji për të ndaluar shkeljet

13 Mars 2023 | 15:50

“SPAK është i nevojshëm, por nuk është i mjaftueshëm” kështu tha Arben Malaj për Euronews Albania. Ai tha se ne na duhet një strategji e mirëfilltë për të parandaluar shkeljet që të ndodhin, pasi në momentin që ato kanë ndodhur tashmë dëmi është bërë.

“Unë besoj se i duhej por është i pamjaftueshëm. Na duhet një kulturë e përgjithshme paraprake. Në një element të mirë të qevirsë ti duhet ti parandalosh gjërat të ndodhin se nëse ndodhin ato e kanë bërë dëmin.

Nuk ndihesh mirë kur je politikan që edhe në vitin 2023, raporti i lirisë ekonomike nxjerr si pikë më të dobët mungesën e integritetit të qeverisë. Për ne si studiues nëse një tregues i lirisë ekonomike është nën 50 %, në vend që të ishte shtytës i gjithë reformave është  faktor pengues.

Niveli i ulët i integritetit të qeverisë i bën qytetarët më pak të bindur, ul pritshmërinë, rrit informalitetin, mos pagimin e taksave dhe faktorë të tjerë.  Qeveria par ta zëvendësuar këtë faktor bën masa ndëshkuese e penalitete dhe acaron marrëdhëniet mes qeverisë dhe shtetit”,- tha për Euronews Albania ish-ministri i Financave Arben Malaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024