“1 orë për të rrahur ballokumet në legen”, nënë Buqja zbulon sekretet e recetës

14 Mars 2023 | 09:36

Nënë Buqja nga Elbasani ka treguar se sekreti për të bërë ballokume të mira është te rrahja e tyre. Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albania”, ajo tregoi se ena për të përgatitur këtë ëmbëlsirë duhet të jetë prej bakri dhe  jo enë plastike, ndërsa luga duhet të jetë prej druri.

Gjithashtu ajo tha se një tjetër sekret për të realizuar recetën e ëmbëlsirës së Ditës së verës është se përdoret edhe finja, uji me hi.

“Kam pasur një tenxhere ku rriheshin ballokumet dhe ajo ishte prej bakri. Nuk rriheshin ballokumet nëpër plastikë. Ballokumja ka një sekret. Ka miellin e misrit, gjalpin vezët, ujë finje, që është uji me hi.

Sekreti i madh është që ne kur rrihnim ballokumet uleshin në tokë dhe i rrihnim për një urë me lugë druri. Jo me këto mikserat që kanë dalë tani. Rrahja ishte në të njëjtin drejtim.

Ne uleshim poshtë, e vinim legenin mes këmbëve dhe i rrihnim në një drejtim dhe ato bëheshin të buta”, tha nënë Buqja, zonja nga Elbasani për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024