Djali humbi jetën në Gërdec, babai: Atë ditë politikanët festuan hyrjen në NATO
Feruzan Durdaj, babai i djalit 6 vjeç që mbeti viktimë e tragjedisë së Gërdecit ka rikujtuar momentet e tmerrit.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se momenti që e vrau shpirtërisht ishte kur solli trupin e pajetë të djalit të tij nga Italia dhe pa se politikanët po festonin pasi në atë kohë Shqipëria u fut në NATO.
Ai tha se në atë moment i vuri qëllim vetes që ngjarjen do e ndiqte deri në fund me rrugë ligjore.
“Më thanë se në Tiranë shkuan të gjithë të plagosurit. Kam vajtur në spitalin e ushtarakut për të kërkuar tim bir. Më vjen një telefonat e më thonë e ke te spitali i djegies. Shkova atje, djali nuk reagonte.
Djalin e kam çuar në Itali, llafet e fundit që i mbaj mend tim biri ishin, “babi më dhemb koka, më dhemb barku”. Kaq mbaj mend, në 4 prill djali ndërroi jetë. Ishte një koincidencë e madhe kur ndërroi jetë djali.
E solla djalin nga Italia dhe pash që politika po gëzohej sepse kishim hyrë në NATO. Ishte një vuajtje shumë e madhe nga ana ime shpirtërisht. Kur fëmija nuk e dinte se ç’ishte baruti, politikanët qeshnin dhe gëzonin se ne po futeshim në NATO. Nga ajo ditë i vura vetes qëllim që do e ndjek në rrugë ligjore. Kemi hapur një proces dhe do i përgjigjemi deri në fund”, tha Feruzan Durdaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen