Naftë në pusin Shpirag-5, inxhinieri: Fitimet deri në 8 milionë euro në ditë

27 Mars 2023 | 15:52

Inxhinieri Stavri Dhima thotë se kompania Shell po kyen shpime për naftë në pusin Shpirag-5 në Berat.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dhima u shpreh se sipas Shell, ky vendburim është i ngjashëm me atë të Val D’agri në Itali, ku nxirren 85 mijë fuçi nafte  në ditë dhe fitimiet përllogariten deri në 8 milionë euro.

“Vërtet situata në zonën e kërkimeve në Shpirag nga kompania Shell, janë në një stad mjaft të avancuar. Tashmë, eshtë në shpim edhe pusi Shpirag 5, i cili fatmirësisht po ecën normalisht. Shellt hotë se ky pritet të jetë një vendburim i ngjashëm me Val D’agrin në Itali.

Duke ditur shifrat e Val D’agrit që në një ditë jep 85 mijë fuçi dhe fitimet mund të jenë 7-8 milionë për këtë sasi, atëherë bëhen disa përafrime. Pritet që sasitë e naftës në fazën kur kjo të jetë e kompletuar me numrin e plotë të puseve, që mund të jenë rreth 8 puse të mëdhenj në fazën e shfrytëzimit, të arrijë rreth 100 mijë fuçi në ditë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024