Gjyqi në Hagë, Balla: Nuk ka prova për akuzat e ngritura ndaj ish-komandatëve të UÇK
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se besojnë në pafajësinë e 4 ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte dhe për ta po zhvillohet dhe gjyqi në Hagë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte në Hagë.
Sipas tij ata luftuan kundër serbëve në momentin që këta të fundit sulmuan Kosovën, në një moment ku populli ishte i paarmatosur.
“Besoj se çdo shqiptar është me sytë e veshët nga ai gjykim që ka filluar ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Besojmë në pafajësinë e tyre. UÇK-ja ka kryer një luftë për liri. Nuk besoj se mund të ketë një vendim tjetër në fund të këtij procesi përveçse pafajësia e tyre. Çdo vendimarrje të kryhet në bazë të provave. Unë besoj se nuk ka asnjë provë reale që udhëheqësit e UÇK-së të kenë kryer krime lufte. Ata kanë bashkëpunuar me forcat e NATO-së. Sot duket e pakuptimtë që pas 23 vitesh, të jemi para një situate me këto akuza që erdhën për shkak të një raporti që u hartua nga Dick Marty.
Ne kemi verifikua se asgjë nuk është e vërtetë me atë që thuhet në raport. Kasapi i Serbisë pasi bëri krime luftë dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, filloi të zbatonte të njëjtin plan në Kosovë. Shqiptarët u ngritën për të mbrojtur popullin e tyre të paarmatosur. Në mbështetje të shqiptarëve erdhën dhe SHBA dhe NATO, të cilët përmes presionit arritën të çlironin Kosovën. Në rastin e katër udhëheqësve të UÇK-së duhet të ketë drejtësi dhe jo ndëshkime politike”- tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve