“Nuk po mbroj veten”, flet para Gjykatës në Hagë Jakup Krasniqi
Ka mbajtur fjalën para Gjykatës në Hagë ish-udhëheqësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, i cili akuzohet për krime lufte.
Në ditën e tretë të gjyqit, Krasniqi tha se nuk po mbron veten, ndërsa nisi fjalimin duke folur për jetën e tij personale që nga lindja.
Ai tha se 6 vite pas lindjes së tij në Kosovë u kryen krime të tmerrshme nga regjimi Jugosllav, pas Luftës së Dytë Botërore.
“Më lejoni që në fillim të këtij procesi të them disa fjalë për veten time, jo për të mbrojtur veten nga njollosja që më bëhet n ë këtë akuzë por për të ndriçuar atë që më duket e domosdoshme për të kuptuar pafajësinë time të plotë. Jam lindur më 1 janar në 1951, në Drenicë, në familje kemi qenë 8 vëllezër dhe tre motra. Jam vëllai i dytë nga mosha, babai im ishte i arsimuar dhe ishte mësues, por nuk u pajtua me regjimin e kohës dhe zgjodhi të punoj tokën dhe të përkujdesej për arsimin e familjes së tij. U linda 6 vite pas janarit të tmerrshëm të vitit 1945, ku forcat e armatosura të regjimit komunist kryen vrasjen e mijëra shqiptarëve dhe burgosjen e qindra të tjerëve. Të gjitha këto tmerre ndodhën pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas premtimit të partisë komuniste që do të respektonte të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)