“30 mijë dollarë pa deklaruar”, analistja e KRIIK: Fshehin paratë e mediave sociale
Antuela Male e ftuar ne emisionin “Review”, në Euronews Albania tha se në vitin 2021 arritën të verifikonin të gjitha shpenzimet e bëra për qëllime politike në mediat sociale.
Sipas saj nga verifikimet Partia Socialiste kishte shpenzuar afërsisht 30.000 dollarë për fushatën në mediat sociale, të cilat sipaa Males janë të padeklaruara.
Në vitin 2021 ne kemi verifikuar të gjitha shpenzimet e bëra për qëllime politike, nga kandidatët e subjekteve zgjedhore. Një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve nuk i deklaruan shpenzimet e faktuara të kryera në mediat sociale. Vërejtëm gjithashtu një shkelje edhe më të rëndë në gjykimin tonë, që ishte fushata hije e kryer në mediat sociale.
Një shumë diçka më shumë se 30 mijë dollarë u shpenzua nga 4 faqe të ndryshme në rrjetin social Facebook, në funksion të partisë socialiste. Të gjitha postimet e kryera nga këto 4 faqe që kapnin vlerën e diku te 30.000 dollarë kryen mirëfilli fushatë elektorale për partinë socialiste, me reklama të sponsorizuara të cilat në fund të ditës mbetën të pa deklaruara në asnjë lloj raportimi,-tha Antuela Male.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve