“Nxehet” fushata në Shkodër, PS dhe aleatët në terren përballë demokratëve
Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga tha se prej më shumë se 1 muaji ka nisur fushata elektorale në Shkodër.
“Të dy kandidatët prej kohësh janë në terren dhe po takohen me strukturat e tyre. Ata po përgatiten për datën kur nis zyrtarisht numërimi i ditëve të fundit të fushatës. Zoti Beci prej kohësh është vendosur në qytetin e Shkodrës ku ka mbledhur strukturat e PS më parë, por duhet thënë që është bërë dhe bashkimi me strukturat e larguara nga Partia e Lirisë, me deputetin Çela, por dhe me mënyrën si do të bashkëveprohet me aleatin e tyre në Shkodër, zotin Tom Doshi dhe Partinë Socialdemokratike.
Ndërveprimi mes këtyre strukturave ka bërë që të paktën 1 muaji në terren janë mbështetësit e këtij kandidati dhe po takohen për të kërkuar votën dhe për të kërkuar mbështetjen e shkodranëve,” – u shpreh Gjerga.
Ndërkaq, kreu aktual i bashkisë Shkodër, Spahia ka nisur takimet dhe organizimin e fushatës. Disa herë ka postuar në Facebook për takime në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës me mbështetës dhe kryetarë të grup-sesioneve të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë