Rritja e pagave, Dyrnjaja: Bonus elektoral, por diçka e mirë për njerëzit
Gazetari Denis Dyrnjaja tha për Euronews Albania se rritja e pagave e premtuar nga kryeministri Rama është në fakt një fond elektoral. Sipas tij efektet e kësaj rritje do të ndihen në zgjedhjet e 2025, por edhe në atë kohë ka për t’u thënë se nuk po e bën për fushatë, pasi e ka premtuar që prej dy vitesh.
“Ne jemi mësuar të kemi në Shqipëri fushata ku shkelet kodi zgjedhor. Në këtë kuptim e dimë të gjithë që edhe rritja e pagave, efekti i dytë i rritjes së pagave përkon në fakt me zgjedhjet e 2025, pra është një strategji e cila gatuhet sot që askush të mos ketë gojë të thotë që ore ti i rrit këto për zgjedhjet e 2025. jo do thotë ai e kam bërë këtë premtim para 2 vitesh.
Ai do gjejë një efekt për të kamufluar atë që është efekt elektoral. Ideja është që është një fashë gri ku ti bën interpretimin tënd të bonuseve elektorale. Rama është në bonus elektoral, kjo është e kuptueshme, pavarësisht se ai do e interpretoj ndryshe. Unë mendoj diçka tjetër, është apo jo bonus elektoral, njerëzit do marrin diçka më shumë, po u rritet rroga. E në fakt beteja politike mes mazhorancës dhe opozitës këtë duhet të sjelli të mira për njerëzit. Njerëzit këtë duan”,-tha gazetari Dyrnjaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit