I hodhën me tritol makinën, Ndreca: Nuk kam konflikte me njeri, ja ku dyshoj
Një sasi lënde plasëse i është vendosur makinës tip ‘Audi’ në pronësi të kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:10 të mëngjesit.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga tha se deri më tani dyshimet e vetme të Ndrecës lidhen me fillimin e fushatës zgjedhore, pasi ai është shprehur se nuk ka konflikte të mëparshme me askënd.
“Aktualisht, në afërsi të banesës ndodhen forca të shumta të policisë, por edhe drejtues të grupit të rithemelimit si edhe kandidati për kryetar bashkie i kësaj force, zoti Zef Hila. Gjithashtu ndodhet edhe deputetja Greta Bardeli, e cila pritet që më vonë të ketë një deklaratë sa i takon kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në prag të nisjes së fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Të vetmet dyshime deri në këto momente janë ato të lidhura me fushatën elektorale. Nga deklarimet paraprake të zotit Ndreca është shprehur se nuk ka konflikte apo hesape me dikë tjetër, ndaj dyshimet e vetme lidhen me fillimin e fushatës elektorale”, -tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët