Vizita e Escobar në Tiranë, Gjiknuri zbulon mesazhet për mazhorancën dhe opozitën
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri komentoi vizitën e të dërguarit të posaçëm për SHBA-në për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se kishte mesazhe për angazhimet që ka marrë mazhoranca për zgjedhjet por mbi të gjitha për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ndër të tjera Gjiknuri shtoi se Escobar me vizitën e tij tek kreu i komanduar i PD-së Enkelejd Aliebeaj, e tregoi qartë se kë njeh SHBA.
“Nuk kishte ndonjë mesazh të veçantë përtej atyre që janë thënë gjithmonë për mardhënëniet Shqipëri-SHBA. Patjetër që ka mesazhe për angazhimet që ka marrë mazhoranca në kuadrin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike por mbi të gjitha në marrëdhëniet bilaterale SHBA- Shqipëri si dhe mesazhet që ka dhënë me aktorët e tjerë politikë, ku u përforcua se kush janë opozitarët që njihen zyrtarisht nga SHBA dhe kush janë ‘non grata’ . Me Berishën në krye ai grup njerëzit që e ndjekin atë nuk ka asnjë të ardhme ndërkombëtare. Ne njohim institucionet të këtij vendi”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës