Nga dëshmia e shoferit te “misteriozi” në video, vrasja e kenianes drejt zbardhjes

1 Maj 2023 | 11:37

Detaje të reja janë zbuluar nga marrja në pyetje e 6 personave në lidhje me vdekjen në rrethana të paqarta të kenianes, 22-vjeçarja Joy Ayoko, e cila më 14 gusht u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit në rrugën “Pandeli Evangjeli”.

Burime për Euronews Albania nga grupi hetimor thanë se 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodin Barçi, shoferi i kazinos dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë lënë të lirë.

Ndërkohë që atyre u janë sekuestruar telefonat celuarë. Përveç vëllait të Rodin Barçit, të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinos.

Sa i përket dëshmisë së Barçit ai ka mbajtur të njëjtën linjë me atë të dhënë pak kohë më parë, ku ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje. A ka deklaruar se me 22-vjeçaren kishte patur një marrëdhënie intime e cila kishte përfunduar përpara se të ndoshte rrahja barbare e saj.

Të njëjtat burime, bëjnë me dije se drejt Kenias janë dërguar letër porosi lidhur me autopsinë e 22-vjeçares dhe pritet që dhe Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjen. Ndonëse telefonat janë sekuestruar, grupi hetimor ka hasur vështirësi me telefonin e kenianes për shkak se ajo përdorte numër kenian. Gjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar. Sa i përket komunikimeve edhe ato janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht kështu që pritet edhe të përkthehen.

Ndërkohë një ndër pikëpytjet e mëdha është edhe deklarata e mikeshave të Joy-t, ku përkthyes i deklaratave ka qenë Rodin Barçi. Grupi hetimor ka dyshime të forta se dëshmia e vajzave mund të jetë tjetërsuar pasi Rodin Barçi ka qenë i dyshuari kryesor që në fillim të ngjarjes.

Ndonëse hetimet vijojnë pritet që zbërthimi i telefonave celular të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Teksa natën e ngjares nga pamjet filmike është parë një person i cili është afruar pranë hostelit ku jetonte 22-vjeçarja Joy Ayoko. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është drejt zbardhjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi, fermerët afat deri në 26 qershor

Afro 32.300 fermerë kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, për të cilat fondi në...
20:41 | 22/06/2026

Aksion në plazhet e Vlorës, sekuestrohen çadra dhe shezlongë

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Rendit kanë nisur në Vlorë aksionin për lirizmin e hapësirave publike dhe kontrollet...
20:36 | 22/06/2026

Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore

Teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 23-të, grupi organizator ka dalë me një deklaratë të përbashkët, ku ka bërë publike pesë kërkesat...
19:53 | 22/06/2026