Durrësi me stadium të ri, shpallet projekti fitues me 15 mijë vende

4 Maj 2023 | 19:34

Pasditen e së enjtes është zgjedhur fituesi i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumit të Durrësit dhe bëhet fjalë për një kompleks modern sportiv.

Projekti i paraqitur nga firma belge 51N4E ka triumfuar ndaj dy kompanive të tjera, konkretisht Bjarke Ingels Group nga Danimarka dhe MVRDV nga Holanda.

Zona pritet të transformohet plotësisht, ku rreth stadiumit do të ketë qendra kulturore, hotele, zyra të ndryshme dhe qendra tregtare. Jo vetëm një fushë futbolli, por dhe fushë basketboll, pishina për sportin e notit, njëra e brendshme dhe tjetra e jashtme.

“Mirënjohje të madhe për jurinë që jemi zgjedhur për të vazhduar punën për realizimin e këtij projekti dhe unë u jam shumë falënderues. Ndihem mirë se e di që çdo proces arkitekturor është një marrëdhënie e re. Unë kam qëndruar për të punuar në Tiranë dhe me përfundimin e linjës së re të trenit Durrës-Tiranë, do të vij më shpesh në Durrës”, tha përfaqësuesi i studios.

Studioja 51N4E pak vite më parë fitoi dhe projektin për transformimin e sheshit Skënderbej. Ditën e shtunë pritet të zgjidhet dhe projekti fitues për stadiumin e Vlorës, ndërsa më 2 maj u shpall dhe firma që do të ndërtojë stadiumin e Korçës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026